Incidenti në “Sheshin Skënderbeu”, Kovaçevski: Shembull i tmerrshëm politikanësh që fshihen pas popullit

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka reaguar në lidhje me incidentin e djeshëm në Sheshin Skënderbeu, përcjell TV21. Kovaçevski thotë se dhuna nuk është zgjidhje, njëherë akuzon opozitën që po fshihet pas popullit.

“Dje pamë shembull të tmerrshëm politikanësh që kishin një tendencë të pakapërcyeshme për të luajtur rolin e viktimës, për shkak të dëshirës së madhe për pushtet. “Lojëra” të tilla tregojnë fytyrën e vërtetë të atyre që fshihen pas popullit. Një ditë i inkurajojnë në radikalizëm, ditën tjetër tërhiqen dhe distancohen nga qytetarët që më parë i manipuluan. Dua t’u them atyre – skenat e përgjakshme në legjislaturë, në rrugët anembanë vendit, janë një epokë e kaluar që është pas nesh dhe në të cilën nuk do të lejoj kurrë të kthehemi”, ka shkruar mes tjerash Kovaçevski.