Incidenti në Sheshin Skënderbeu, Grubi: Inskenim VMRO-së, Levicës dhe Aleancës (Video)

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi sot deklaroi se akuzat ndërpartiake mund të nxisin edhe më tepër tensione ndëretnike, por që sipas tij të njëjtat po vijnë nga opozita. Grubi tha se incidenti i djeshëm në Çarshi të Shkupit është inskenim i partive opozitare.

“Deklarata të tilla vijnë nga partitë opozitare dhe janë pasojë e drejtpërdrejtë e koalicionit Levica të 5 tetorit të vitit të kaluar, në tavolinën në të cilën ishin ulur të gjithë këta që janë pjesëmarrës në protestat e këtyre ditëve. Ju e patë edhe dje ishit dëshmitarë të një incidenti të inskenuar nga aktivistë të VMRO-DPMNE-së, Levicës dhe Aleancës për të prodhuar incidente ndëretnike”, deklaroi Grubi.