Vetura zyrtare e zëvendëskryeministrit Artan Grubi sot paradite është qëlluar me gurë para Parlamentit, ndërsa i është thyer dritarja e pêrparme, konfirmojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme për portalin Plusinfo, transmeton gazeta LAJM . Incidenti, siç thonë nga MPB-ja, ka ndodhur rreth orës 12;00. “Nga ana e personit me inicialet V.J 38 vjeç i është thyer dritarja e përparme e makinës zyrtare Pasat, në pronësi të qeverisë së RMV-së. Zyrtarët policore e kanë arrestuar sulmuesin dhe e kanë dërguar në stacionin policor në Qendër. Punohet për zbardhjen e rastit”, thonë nga MBP-ja për portalin Plusinfo.mk.
Lajme Incident para Kuvendit, Artan Grubit ia thyejnë dritaren e veturês zyrtare



