Incident në Klinikën Gjinekologjike, mjeku sulmon infermieren

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se gjatë ditës një infermiere ka denoncuar në polici se është sulmuar nga doktori në ambulancën e Klinikës Gjinekologjike në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”.

Siç thuhet në njoftim, rasti ka ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit të sotëm.

“Më 06.03.2021 në ora 07:00 në SPB Shkup, S.S.(29) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 05:45 në ambulancën e Gjinekologjisë në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza”, derisa ka qenë në vendin e punës infermierja, pas një përleshje paraprak është sulmuar fizikisht nga T.M.(33) nga Ohri, i punësuar si doktor”, thuhet në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.