A.I. 20 vjeçar e ka informuar policinë e Bit Pazarit se është sulmuar në shitoren e tij, nga fqinjët N.I. (44) dhe F.I. (18). Ai është sulmuar për shkak se ka refuzuar t’u shesë atyre alkool. Rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes më 5 janar, në rrugën “376” në Çair. Policia ka konstatuar vepër penale sipas nenit 12 të Ligjit për rend dhe qetësi publike.
Maqedoni Incident në Çair, fqinjët rrahin dyqanxhiun sepse nuk u shiti alkool