Imunizimi vazhdon, arritën 10 mijë vaksina Pfizer dhe 20 mijë Sputnik V

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se sot arrijnë 10 000 vaksina Fajzer. Në anën tjetër, një kontigjent i vaksinave ruse Sputnik kanë arritur të shtunën, pjesa tjetër gjatë ditës së sotme, duke bërë që gjithsej 20 000 vaksina Sputnik t’i shtohen procesit të imunizimit në vend. Më tej, deri në fund të muajit pritet të arrijnë 26 000 vaksina Fajzer.

Venko Fiipçe, ministër i Shëndetësisë

“Të shtunën , në mbrëmje vonë praktikisht të dielën në mëngjes arriti sasia e parë e 20 000 vaksinave “Sputnik”, ku 7 000 do të përdoren për rivaksinim të kontigjentit kritik, ndërsa të tjerat do të arrijnë gjatë ditës. Sot arrijnë edhe 10 000 vaksina nga Fajzer, përmes marrëveshjes tonë të drejtpërdrejtë çdo të hënë do të arrijnë nga 4000-7000 vaksina, gjithsej 26 000 këtë muaj. Duhet të arrijë edhe një sasi e caktuar përmes sistemit të solidaritetit të BE-së përmes Austrisë”.

Në maj siç njoftoi ministri, pritet sasia më e madhe e vaksinave, respektivisht 500 000 vaksinat kineze “Sinovak”.

Filipçe tha se ka disa pika vaksinimi mbarë vendit, ku ka frigoriferë vaksinash për Fajzerin, dhe ato po shpërndahen edhe në qëndrat përreth, ndërsa në këtë mënyrë siç shtoi shtëpitë e shëndetit në pajtim me numrin e qytetarëve të paraqitur për t’u vaksinuar, çdo mëngjes do të tërheqin sasi të vaksinave për pikat e vaksinimit në Kumanovë, Shtip, Ohër, Tetovë dhe Kavadar. Në mënyrë shtesë ai tregoi se po përgatisin dhe pajisen sallat e shkollave në Ohër, Shtip, Manastir, ndërsa të tjerat do të përfundojnë deri në fund të javës, në mënyrë që të sistemohen 200 000 vaksinat që duhet të vijna nga Kina.

Për vaksinat nga Kina, ai tha se më 28 prill duhet të nisen nga Pekini, më 30 prill përmes Stambollit të arrijnë në Beograd, ndërsa më pas përmes një zinxhiri kamionësh do të arrijnë në Shkup dhe do të vendosen në ngrirës në poliklinikën “Jane Sandanski”.