Iluzioni i Ohrit

Screenshot

Shkruan: Muhamer Pajaziti

Politikanët shqiptarë në Maqedoni sot festojnë Marrëveshjen e Ohrit. Manifestime, debate dhe analiza të kota.

E vërteta e zhveshur nga retorika partiake është se shqiptarët në Maqedoni edhe pse përbëjnë mbi një të tretën e popullsisë, kanë një status juridiko-kushtetues dukshëm më të ulët se pakica serbe në Kosovë.

Dallimi konceptual është i thellë. Plani i Ahtisaarit në Kosovë ndërtoi një shtet mbi parimin e “diskriminimit pozitiv” për pakicat, ndërsa në Maqedoninë e Veriut shqiptarët u mbajtën të gozhduar si “bashkësi etnike”, duke u mohuar statusi natyral i popullit shtetformues.

Kjo dobi e brendshme shihet qartë në krahasimin e të drejtave:

Statusi i gjuhës: Në Kosovë, gjuha serbe është zyrtare në tërë territorin e vendit, pa asnjë kushtëzim përqindjeje.

Në Maqedoninë e Veriut, gjuha shqipe vazhdon të trajtohet me akrobaci juridike si “gjuha që e flasin të paktën 20% e qytetarëve”.

Përfaqësimi politik: Serbët në Kosovë kanë vende të garantuara dhe të rezervuara në Kuvend, pavarësisht daljes në zgjedhje.

Simbolet shtetërore: Himni shtetëror i Kosovës nuk ka tekst pikërisht për të mos cenuar komunitetet jomazhoritare, ndërsa flamuri përfaqëson të gjitha bashkësitë.

Në Maqedoninë e Veriut, simbolet shtetërore mbeten të njëanshme dhe ekskluzivisht monofunksionale.

Marrëveshja e Ohrit kishte një afat për zbatimin e saj ligjor e kushtetues, i cili duhej të përmbyllēj që në vitin 2004.

Sot, dy dekada më pas, ajo përdoret thjesht si një alibi politike për të arsyetuar ngecjen dhe për të ushqyer një iluzion barazie që në letrë e në praktikë nuk ekziston.