Ilire Dauti shefe e grupit parlamentar të ASH-së (Video)

Deputetja Ilire Dauti është caktuar shefe e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, shkruan gazeta LAJM. Kjo parti opozitare ka njoftuar opinionin se nga sot në Kuvend funksionon me grup të vacant parlamentar, pas vendimit të “Alternativës” për tu bërë pjesë e shumicës parlamnetare.

“Jemi sot këtu si grup parlamentar i Aleancës për Shqiptarët për ta informuar opinionin se funksionimin tonë në Kuvend do ta vazhdojmë si grup i veçant i Aleancës për Shqiptarët, njëkohësisht ju njoftojmë se koordinatore e ardhshme e grupit tonë parlamentar do të jetë zonja Ilire Dauti”, tha deputeti Elmi Aziri nga ASH-ja, raporton gazeta LAJM.

Tetë deputetet e “Aleancës për Shqiptarët” deri tani kanë funksionuar në një grup të përbashkët parlamentar me katër deputetët e “Alternativës”, ndërsa koordinator i grupit ka qenë deputeti Skender Rexhepi-Zejd.