Ilir Zeneli, shqiptari që pritet të shndris në boksin profesionist

Ilir Zeneli me prejardhje nga Gjilani por që jeton dhe vepron në Heilbronn të Gjermanisë është një emër i ri por shumë premtues në boksin profesionist. Një bokser i talentuar, i disiplinuar dhe i edukuar maksimalisht tani më edhe me marrëveshje profesionale me “ArenaRing BoxManagement” dhe kjo bëri që të debutoi në boksin profesionist para 4 muajve ku edhe triumfoi me ndërprerje ndaj serbit, Vanja Dumitrov. 21 vjeçari ka vetëm një ëndërr dhe ajo është titujt evropian dhe botëror dhe për të realizuar këtë synim ai po përgatitet maksimalisht me trajnerin e tij si dhe po shfrytëzon në maksimum sparingjet në Gjermani. Ai thotë se e gjithë këtë sukses nuk do mund ta arrinte nëse nuk do kishte mbështetjen e familjes dhe trajnerëve, si dhe i falënderon menaxherit të tij, Avdyl Salihu që i ka besuar atij duke i bërë edhe marrëveshje.

Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport, dhe pse zgjodhët bash këtë sport?

Zeneli: Me boksin kam filluar te merrem qysh nga mosha 16 vjeçare, kurse arsyeja që e zgjodha këtë sport ishte dashuria qysh nga fëmijëria për sportet luftarake dhe doja që edhe unë ti realizoi ëndrrat e mija duke u ngjitur në ring dhe për të triumfuar.

Në cilin klub u regjistruat dhe si ishte fillimi i karrierës ?

Zeneli: Nga fillimi i karrierës jam në klubin e boksit “Team Britsch”, kurse hapat e para me këtë sport i kam me trajnerin tim Jürgen Britsch i cili më përgatit maksimalisht për duelet që më presin. Kështu pas 6 muajve ushtrime debutova edhe në boksin amator ku edhe arrita fitoren e parë. Dua të ceki se përballja e parë për mua ka qen shumë e vështirë sepse kisha një kundërshtar me më shumë përvojë por edhe të fuqishëm, por vullneti dhe dëshira për boksin nuk më lejonte të dorëzohem dhe arrita deri tek triumfi.

Sa është i zhvilluar ky sport në vendin ku jeton?

Zeneli: Në gjermani boksi është shumë i pëlqyer dhe i shikuar andaj edhe në palestër ka shumë publik që vijnë të na mbështesin dhe për këtë jam shumë i kënaqur pasi për sportistin është një motiv shtesë për të dhënë maksimumin në ring.

Sukseset e juaja ?

Zeneli: Sukseset e mija i kam filluar në boksin amator ku edhe jam shpall disa herë boksier i turneve por edhe në kampionate të ndryshme kam pasur suksese. Para 4 muajve kam debutuar me sukses edhe në boksin profesionist dhe planet e mija janë që të ngjitem sa më lartë në rang listat botërore.

Ndeshja e radhës?

Zeneli: Me menaxherin tim, kisha disa plane për të zhvilluar ndeshje në Gjermani, Zvicër por edhe në Kosovë mirëpo për shkak pandemisë së Korona Virusit nuk e dimë se kur do fillojmë, mirëpo unë nuk po i la azgjë rastit pasi po përgatitem çdo ditë me intensitet ndoshta më të ulët por për të mbajtur vetën në forme duke vrapuar nga 15 km në ditë por edhe duke përdorur goditjet e thesit dhe veglave të sportit. Pak po më mungojnë sparingjet mirëpo shpresoj se së shpejti do të fillojmë edhe me teknikat tjera.

Tani me jeni boksier profesionist ku edhe menaxhoheni nga “ArenaRing BoxManagement” sa jeni të kënaqur ?

Zeneli: Po me “ArenaRing BoxManagement” ka 4 muaj që kur kemi filluar bashkëpunimin dhe menjëher edhe kam debutu me fitore në boksin profesionist ndaj serbit Vanja Dumitrov. Me menaxherin tim, Avdyl Salihu jam shumë i kënaqur pasi ai po më mbështet maksimalisht dhe shpresoj se së bashku do të arrijmë shumë në boksin profesionist. Besoj se sivjet nëse zhvillojmë mbi 6 ndeshje do të kem mundësinë të përbllem edhe për ndonjë titull.

Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje?
Zeneli: Prindërit e mi ishin dakord qysh nga fillimi që të merrem me këtë sport pasi ata besuan në kualitet e mija dhe më mbështesin maksimalisht në çdo ndeshje dhe për këtë jam shumë mirënjihur besoj se do ti gëzoj edhe me tituj.

Sa keni bashkëpunime me sportistët tjerë në Kosove – Shqipëri dhe jashtë saj?

Zeneli: Kur jam në pushimë në Gjilan gjithnjë përgatitjet i vazhdoj me trajnerin Nazim Halilin ku prej tij kam mësuar shumë teknika si dhe disiplinen andaj shfrytëzoj rastin ta falënderoi publikisht

Ndjenja jote me e mire nga ky sport dhe me e keqja ?

Zeneli: Ndjenjat e mira gjithnjë për mua janë fitoret që i realizoi kurse dëshprimi janë humbjet që për fat të mirë deri më tani nuk i kam ndje.