Ilir Zeneli, boksieri shqiptar në Gjermani, “penicilin” për boksierët serbë

Ilir Zeneli, boksieri i “ArenaRing Box Management” gjatë fundjavës ka shenuar edhe fitoren e tij të dytë në boksin profesionist, kurse “viktima” e tij ka qenë sërish një kundërshtar serb, Antonio Zovak, të cilin e mposhti me nderprerje ne raundin e pare.
Ndryshe, boksieri me preardhje nga Gjilani, por qe jeton dhe vepron ne Gjermani, pas ndeshjes u shpreh shumë i kenaqur me fitoren dhe beson se keshtu do të vazhdojë edhe në të ardhmen gjatë karrierës. “Per këtë përballje nuk kam qen 100% i pergatitur pasi kam pasur nje lëndim por pas bisedës me menaxherin tim, Avdyl Salihu, ai më motivoi dhe une ia arrita qëllimit qe te arrij deri tek fitorja e dyte ne boksin profesionist. Falinderoi edhe familjen time por edhe trajneri nqe me kane ndihmuar qe te perfundoj me sukses kete ndeshje”, tha Iliri, duke shtuar se tani më menaxheri i tij i ka gjetur menjeher ndeshjen e radhes dhe ajo do jetë më 23 janar ne Brussel te Belgjikes ku edhe pret suksesin e radhës. Ndryshe, duhet cekur se shume adhurues e tij por edhe persona te njohur te estrades shqiptare e kane prit mire ketë fitore madje duke e shpernda neper faqet e tyre sociale por edhe ne Instagram. Stafi profesional i ‘ArenaRing’ beson shume se mbeshtetje Iliri do te ketë në të ardhmen edhe në mbështetjet e tija financiare apo sponzorim pasi nje sport i tillë si boksi profesionist kërkon shumë përgatije, ushqim special si dhe rekvizita sportive.