Ilir Vrenozi ka lënë garën e Big Brother VIP Albania 5.
Ai ka vendosur që të largohet nga shtëpia pasi tha se nuk ndihet mirë dhe nuk e përballon dot.
“Nuk e përballoj dot jam i sëmurë”, i tha ai Stenaldos, teksa kanë shpërthyer të dy në lot duke u përshëndetur.
Iliri ka qenë pjesë e televotimit të kësaj jave që tani edhe mund të anulohet.
Në Big Brother VIP ndërkaq po vazhdojnë situatat e debatet ndërmjet banorëve.
Së fundmi nga Big Brother u largua edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Lore.
Tre të preferuarit deri më tani janë: Kristi Lamaj, Selin Bollati dhe Armir Shahini.




