Ilir Shaqiri martohet nesër?

Ilir Shaqiri do të martohet këtë fundjavë.

Burime të Vip Magazine kanë bërë me dije se fituesi i Big Brother VIP dhe partnerja e tij do t’i drejtohen altarit këtë të shtunë.

Sipas kësaj reviste, çifti ka zgjedhur një ceremoni në një restorant pranë bregdetit në Durrës. Ndërkohë mësohet se pjesë e gëzimit të tyre do të jenë më shumë se 100 të ftuar.

Pak muaj më parë Iliri deklaroi se nuk kishte zhvilluar dasmë, por vetëm një ceremoni martesore në Bashkinë e Italisë dhe një darkë private me 14 persona.