Ilir Meta kërkon rinumërim të votave të zgjedhjeve të 25 prillit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka bërë thirrje për numërim dhe rinumërim të votave të pavlefshme, ku në këto zgjedhje sipas rezultateve të fundit, rezultuan rreth 5 për qind.

Meta ka thënë se rinumërimi “është vendimtar për të rritur besimin e qytetarëve, të cilët mbajtën radhë të gjata për të shprehur vullnetin e tyre më 25 prill”.

“Me qetësi dhe transparencë është tepër e rëndësishme, që ky proces, të vazhdojë deri në fund. Krijimi i fokuseve të tjera, përtej kësaj çështjeje madhore për besimin te zgjedhjet dhe demokracia, është vetëm vijim i teatrit të radhës kundër Sovranit dhe vullnetit të Tij”, ka shkruar ai.

Meta ka thënë se duhet rikthyer besimin te vlera dhe barazia e votës sa më parë.

Në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, sipas rezultateve preliminare fituese ka dalë Partia Socialiste, në krye me Edi Ramën.