Iku Rinia u zbraz Vatani!

Janë shpërnda n’gjithë botën mbarë
Thuej çdo lagje ka komb shqiptarë
E ma shumë jetojnë n’kurbet
Se sa jetojnë në trollin e vet.

Këta djem sot i kërkon vendi
Këta djem po i pret kuvendi
Këta djem i donë shpija
E për ta ka nevojë demokracia.

I don vëllau i don motra
Presin prindrit si qyqet tek votra
I don qyteti e i don fshati
Bukuria mahnitëse e peisazhi
I kërkon vendlindja e atdheu nanë
I kerkojnë gjurmet nga i kanë lanë.

Ata i larguan nga vatani
Që të jenë udhëheqes tek karavani
Ata i ndane robt e shtëpis
Ata ia dhanë rrugët robënis
Ata e ndan kombin përgjysë
E askush s’duel para përgjegjsisë.
(Nuzamedin Imeri)