Iku nga burgu, arrestohet 20-vjeçari

Sot, rreth orës 01:30 në Qendrën Tregtare në Koçan është arrestuar Xh.Xh.(20) nga Koçani për shkak të arratisjes nga Burgu i Strumicës.

Gjatë kontrollit te ai është gjetur dhe marrë marihuanë, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ai është dërguar në Burgun e Strumicës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim adekuat./TV21