Zeqirja Ibrahimi
Ikja në amshim e Arsim Zekollit është sot lajm i hidhur dhe dëshpërues jo vetëm për familjen e tij, por edhe për mbarë kombin.
Ne kemi humbur një njeri që ishte magjepsës për nga dija, mahnitës për nga guximi dhe fascinues për nga artikulimi.
Marrëdhënia ime me të ka qenë e çuditshme: ka qenë kritik i pakursyer kur nuk është pajtuar, por më ka mbështetur edhe kur shumëkush hezitonte të më bënte një Like.
Bota jonë, sigurisht, do të jetë më e varfër pa Arsimin.
Duke u ndarë me të, lutem që Zoti ta ketë pranuar në mëshirën e tij të pakufishme!
Lajme Ikja e Arsim Zekollit lajm i hidhur për mbarë kombin!



