IGFM: “Kemi informacione se janë arrestuar dy funksionarë të BDI-së në Likovë!”

Procesin e sotëm zgjedhor në Likovë është duke i vëzhguar edhe Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IGFM). Përfaqësuesi i kësaj organizate, Idriz Sinani, thotë se u kanë arritur informacione për parregullsi zgjedhore dhe për funksionarë të arrestuar të pushtetit, duke përmendur edhe emrin e partisë.
“Ne si IGFM po i vëzhgojmë zgjedhjet me vendim të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Deri tani kemi informacione se në komunën e Likovës janë arrestuar dy funksionarë të BDI-së për shkak të shkeljes së procesit zgjedhor”, ka deklaruar Sinani.

Ai shton se IGFM është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet dhe se për të gjitha do ta informojë opinionin me kohë.