MPB njofton se me 14.02.2026, në ora 09:00, në SPB Shkup është raportuar nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues “Burgu i Idrizovës” se rreth orës 06:00 të mëngjesit, gjatë një kontrolli në ambientet e burgut, në një korridor është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Policia po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave përgjegjës.
Maqedoni Idrizovë: Policia gjen marihuanë në korridorin e burgut





