Është identifikuar personi i vrarë që u përpoq të hynte në pronën e presidentit amerikan, Donald Trump.
Mediat amerikane raportojnë se ai është 21-vjeçari, Austin Tucker Martin.
Para kësaj, hetuesit amerikanë thanë se i dyshuari nga Karolina e Veriut, ishte raportuar i zhdukur disa ditë më parë nga familja e tij, transmeton Klankosova.tv.
Agjentët e qëlluan dhe e vranë atë kur ai u përpoq të “hynte në mënyrë të paligjshme në një perimetër të sigurt” në Mar-a-Lago në Palm Beach.
Ai ngriti një pushkë kur i thanë të lëshonte armën dhe një bombol gazi, tha shërbimi sekret.



