Identifikohet autori që la të vdekur 2 persona në park

Forcat Franceze kundër terrorizmit po hetojnë sulmin me thikë të kryer të Premten,në Villejuif, Paris.

Autori që goditi me thikë një kalimtar dhe la të plagosur dy të tjerë përpara se të qëllohej për vdekje nga policia franceze është identifikuar si Nathan C,22 vjeç.

Autoritetet franceze zbuluan se ai kishte një sëmundje të rëndë mendore.

Megjithatë, prokurorët thanë të shtunën se “një veprim i terrorizmit nuk mund të përjashtohet vetëm sepse një person ka probleme psikiatrike”.

Philippe Bugeaud, zv / drejtori i Policisë Rajonale Gjyqësore, tha se kishte një numër librash fetare në çantën e sulmuesit 22-vjeçar, “disa prej të cilave ne mund t’i klasifikojmë si selafistë”.

Prokurorja vendase Laure Beccuau tha që departamenti i saj po bashkëpunonte ngushtë me njësinë kombëtare kundër terrorizmit për hetimin.