Ibrahimovic negativ në koronavirus

Zlatan Ibrahimovic më në fund ka fituar betejen me Covid-19.

Ylli suedez i futbollit, Zlatan Ibrahimovic, ka vuajtur tash e sa ditë nga virusi Covid-19.

Sot, anëtari i Milan ka rezultuar negativ në testet për Covid-19, duke u nënkuptuar se tashmë ka kaluar gjithçka, përcjell lajmi.net.

Ai rezultonte pozitiv para kualifkueseve për Ligën e Evropës, ndaj Bodo Glimst.

Ibra do të jetë shtysë e madhe për Milan që po përgatisin derbin kundër Inter, të cilin e luajnë më 17 tetor.

Mbetet të shihet se sa ai do të jetë i gatshëm të kap ritmin.