Ibrahimovic – Milan, zhvillime interesante për kontratën e re

39-vjeçari nënshkroi një marrëveshje të re një vjeçare me Rossonerët në gusht të këtij viti, por Corriere della Sera zbulon se ai synon të zgjasë qëndrimin e tij në Milan, transmeton lajmi.net.

Suedezi kohët e fundit u kthye nga pothuajse një muaj pasi kaloi koronavirusin dhe shënoi një tjetër gol kundër Interit në Derby della Madonnina të shtunën.

Dy golat e tij ndihmuan ‘kuqezinjtë’ t’i japin fund rekordit katër-vjeçar pa fitore në derbin e Milanos dhe Zlatan tani ka kontribuar me katër gola në dy ndeshje të Serisë A këtë term.

Gazeta raporton se veterani synon një tjetër zgjatje në Milanello dhe se agjenti Raiola tashmë po studion planin.

Një vendim nuk pritet të merret deri në pranverë, por Ibrahimovic duket se do të bëjë presion për një kontratë të re në ”San Siro”.