Zlatan Ibrahimovic ka ateruar në Milano, ku do t’i kryejë testet mjekësore para se ta kompletojë kthimin në Milan.
Ai u prit nga tifozët kuqezinj dhe drejtori i Milanit, Zvonimir Boban në aeroport, teksa po kthehet në klub pas nëntë vjetëve.
38-vjeçari ateroi në aeroportin e Milanos mëngjesin e sotëm pas mbërritjes nga Stokholmi me aeroplan privat.
Ai do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore sot gjatë ditës, ndërsa të premten në mbrëmje do të prezantohet si lojtar i Milanit.
Raportohet se ai do të marrë pagë 3.5 milionë euro në sezon te klubi nga Serie A, pas transferimit si lojtar i lirë.
Sulmuesi suedez e kishte veshur fanellën e Milanit nga vitit 2010 deri më 2012, duke i shënuar 56 gola në 85 paraqitje