Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN ka shpërndarë disa fotografi nga festa e djeshme e fitores madhështore në Tetovë, raporton Alfax.mk
Ibrahimi shkruan se mbrëmë Tetova ka dëshmuar se nuk mund të shantazhohet, kërcënohet dhe zhvatet.
“Tetova e dëshmoi se askush nuk mund të shantazhohet, kërcënohet dhe zhvatet, për t’iu zgjatur jeta politike askujt.
Mbrëmë në festën e mikut tim Bilall Kasami, bashkë me krerët e VLEN-it!
Urime Tetovë, urime tetovarë! Sot atje fillon kapitulli i dytë i Tetovës, një vazhdimësi e projekteve në të mirën e qytetarëve”, ka shkruar Ibrahimi.
Lajme  Ibrahimi: Tetova e dëshmoi se askush nuk mund të shantazhohet, kërcënohet dhe...
		



