Ibrahimi: Sonte jam këtu si shqiptar që kurrë dikujt nuk i ka thënë zagar

“Sonte jam në këtë skenë që t’ju flas me zemër si VLEN, si shqiptar, si besimtar e si dikush që dikujt nuk i ka thënë asnjëherë zagar”. Me këto fjalë e filloi fjalimin e tij kreu i Alternativës, njëherësh njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi në Konventën promovuese të VLEN-it që po mbahet në sallën Boris Trajkovski në Shkup.

“E sonte duke e parë këtë sallë të mbushur plotë, nuk mund të mos pranoj të pohoj se unë i takoj një subjekti që që për 15 muaj i bëri të gjithë shqiptarët krenarë. Jam shumë krenarë që nuk vi në skenë ta keqpërdori shqiponjën, ama as nuk shkoj te ajo zyra në Kuvend e të bahem zog i pulës. Jam shumë krenar që i takoj një subjekti që i ndaloi me ligjkazinotë që shkatërronin familjet tona, e ato me ato para ndërtonin pallate”, tha mes tjerash Ibrahimi.