Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, në tubimin në Studeniçan, deklaroi se oponentët assesi ta kapin hapin e VLEN-it në këtë fushatë.
“Ne tërë kohën i sfidojmë eja të kthehemi në çështje të pushtetit lokal. Hajde kthehemi në pikën çfarë është bërë prej jush në komunat shqiptare, çka do të bëni ju në komunat shqiptare, sa fonde i keni sjellë në komunat shqiptare, çfarë projekte u bënë në komunat shqiptare”, tha Ibrahimi.
Ibrahimi tha se VLEN-i për këto 15 muaj në pushtet i ka ndarë mbi 80 milionë euro për zhvillimin e komunave shqiptare.
“Urdhëroni zgjidhni cilin vit keni qejf ju të mandatit të juve edhe hajdeni të krahasohemi me këtë vit të mandatit të VLEN-it, qoftë për numrin e projekteve që janë realizuar qoftë për shumën e lekëve eurove që janë ndarë”, deklaroi Ibrahimi, përcjell Alfax.mk
Më tej Ibrahimi, tha se nëse ata janë të gatshëm të ballafaqohen me këtë shifër, ai e merr përgjegjësinë që VLEN-in të tërhiqet plotësisht nga gara zgjedhore.
Ibrahimi duke folur për botën serbe, parashtroj pyetje se në themelet e xhamisë Burmali është ndërtuar shtëpia e oficerve, në kohën e kujt është bërë kjo.