Ibrahimi nga Likova: Sa herë që ata flasin për nderin e shqiptarit, është mirë t’i jepet lista e të burgosurve shqiptar nëpër raste të montuara

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të Koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi ka marr pjesë në tubimin qëndror të VLEN në Komunën e Likovës për zgjedhjet lokale të 19 tetorit.

Ibrahimi, në fjalën e tij të rastit ka nënvizuar midis tjerash , sa herë që flasin se ata po kthehen që ta mbrojnë nderin e shqiptarit, është mirë të ju jepet lista e të burgosurve shqiptar nëpër raste të montuara

“Andaj, çdoherë që ata flasin se këto zgjedhje janë referendum për ta mbrojtur çështjen shqiptare, është mirë ti pyesim , nuk është problem, atë punë e zgjidhim, pse nuk ka ujë në Likovë?!

Sa herë që thonë se është rrezikuar shqipja, u themi nuk ka problem, e zgjidhim edhe atë punë. Pse Komuna e Likovës është komuna më e varfër në vendin tonë?

Sa herë që flasin se ka degradim të shqiptarëve nëpër institucione, është mirë ti pyesim sa shqiptarë i keni shpërngulur ju?

Sa herë që flasin se ata po kthehen që ta mbrojnë nderin e shqiptarit, është mirë të ju jepet lista e të burgosurve shqiptar nëpër raste të montuara”, nënvizoi Ibrahimi.