Ibrahimi nga Kumanova: VLEN po vazhdon rrugën e ndryshimit

Kryetari i Alternativës dhe një nga krerët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, sonte ishte në Kumanovë ku u bë hapja e shtabit zgjedhor dhe promovimi i listës së kandidatëve për këshilltarë komunalë, si dhe i kandidatit për kryetar komune nga radhët e VLEN-it, Arben Etemi.

“Sonte në Kumanovë po flasim për kapitullin e ri të VLEN, një rrugëtim që është nisur para katër viteve, në pushtetin lokal me projekte të prekshme që ndryshuan komplet pamjen e vendbanimeve shqiptare! Në Kumanovë nuk po nisim, por po e vazhdojmë rrugën e ndryshimit!”, deklaroi Ibrahimi.

Ai shtoi se VLEN nuk është vetëm një koalicion politik, por “një zë, një numër, një ide”.
“VLEN një zë 7!”, përfundoi ai mes duartrokitjeve të të pranishmëve.