Në emisionin Clik Plus në Tv 21 janë përballur kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe kundërkandidati i tij në zgjedhje, Zeqirja Ibrahimi.
Ibrahimi ka rikujtuar përmbajtjen e programit zgjedhor “Kontrata”, prej së cilës sipas tij nuk është realizuar asnjë premtim.
“Në tekst të Kontratës shkruan 10 shkolla dhe gjashtë foshnjore, katër garazhe në kate, efikasitet energjetik në komunën e Çairit, qendër rinore në lagjen Serava. A janë bërë? Jo!”, tha Ibrahimi.
Ganiu nga ana tjetër mohoi se këto premtime kanë qenë pjesë e programit të tij parazgjedhor. Ai shtoi se mbi 40 milionë denarë qytetarët kanë borxh ndaj komunës.
“Ne u kemi borxhe institucioneve por nga ana tjetër të njëjtën kanë edhe qytetarët për çështje legalizimi. Përllogaritjen e fundit që e kemi bërë me stafin e financave ka dalë që mbi 40 milionë denarë qytetarët tonë kanë borxh ndaj komunës”, tha Visar Ganiu në emisionin Click Plus.
https://www.facebook.com/messenger_media/?thread_id=698425684&attachment_id=337119640685703&message_id=mid.%24cAABa9rEF_Up7UmFcC11IRwQ6t_zj