Ibrahimi: Nacionalizmi shqiptar është deformuar, po të ishte gjallë Sami Frashëri, s’do ta njihte fare

“Moderniteti e shpiku kombin, ndërsa postmodernizmi aq shumë e ka relativizuar këtë tip komuniteti, sa e rrezikon për zhbërje. Kjo nënkupton se edhe nacionalizmi shkon duke u relativizuar.

Pyetja që na shtrohet është ku gjenden shtetet e shqiptarëve në këto relacione dhe ku gjenden shqiptarët, në përgjithësi, kundrejt këtij zhvillimi posmodernist?

Që nga projekti “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhetë” i Rilindjes Kombëtare e deri te liderët politikë që prodhohen në “Big Brother”, nacionalizmi shqiptar aq shumë deformuar, saqë po të ishte gjallë Sami Frashëri, nuk do ta njihte fare.”

*Status facebook’u i Zeqirja Ibrahimit