Ibrahimi: Mos e nxirrni në emisione sikur të jetë arkiv i gjallë i historisë, dëshmitar i çdo ngjarjeje..!

Analisti, gazetari, biznesmeni… dhe, mbi të gjitha, “miku i shtëpisë” së Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, sapo ulet në studio, debati televiziv shndërrohet në një “betejë historike” personale. Klith, revoltohet, dramatizon… sikur historia e Kosovës po shkruhet aty për aty, në atë studio.
Amani i Zotit, mjaft më!
Mos e nxirrni në emisione sikur të jetë arkiv i gjallë i historisë, dëshmitar ekskluziv i çdo ngjarjeje dhe pronar i së vërtetës.
Për këto tri dekada na ka “respektuar” e “nderuar” mjaft. Tash është koha t’u lihet hapësirë atyre që po i mbushin sheshet e qyteteve anembanë, natë pas nate. Jo gjithçka duhet të sillet rreth të njëjtëve emra.
Kjo kategori “personalitetesh”, sa më larg organizimit:

*Status facebook’u i Orhan Ibrahimit, perfaqesuesit te larte te Levizjes Arberia