Ibrahimi mesazh opozitës nga Bogovina: Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala

Në tubimin e koalicionit VLEN në Bogovinë, kryetari i Alternativës, Zeqiirja Ibrahimi ka deklaruar se para se VLEN-i të vjen në pushtet, kjo qeveri nuk ka bërë asnjë shkollë as edhe në Cashkë.

Sipas tij, asnjë qeveri nuk ka ndarë aq fonde sa ka ndarë VLEN-i për këto dy vite.

“Ne u themi sa punësim keni bërë ju dhe sa ne. Janë mbi dy mijë të punësuar shqiptar. Flasin për shkejljen e gjuhës shqipe, dhe nuk po tregojnë ku është shkelur gjuha shqipe. Tani kanë filluar të ofendojnë, e kane humbur ekuilibrin dhe kanë filluar të folin përqart, me zagar, lakej dhe shqiponja. Dhe sonte e kam zgjedhur përmes mbishkrimit tim ti edukojmë pak se nuk është mirë të flasim ashtu keq. Andaj sonte e kam zgjedhur vetëm këtë mesazh kurse për netët tjera do të kem edhe mesazhe tjera: Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala”, ka deklaraur Zeqirja Ibrahimi ne Bogovine.

Ibrahimi tha se çështja është nëse Ali Ahmeti është burrë dhe ai ka hije fjala.

“Është mirë të mendoje pak se është plakur shumë. Ne pensionet i kemi rritur mjaftueshëm, që në kohën që shkon ai në pension të ketë pension të mirë dhe të mos e ketë çështjen si do të funksionojë”, tha Ibrahimi.