Ibrahimi: Me kompetencë pohoj se gjuha shqipe s’është ZYRTARE

“Me kompetencë shkencore dhe juridike pohoj se, për fat të keq, gjuha shqipe në RMV nuk është ZYRTARE.
Dhe, fajtorët për këtë nuk janë anonimë – disa nga ata sot kishin dalë të abuzojnë edhe me protestën e studentëve.
Sidoqoftë, e sfidoj këtë opozitë të mërzitur për pushtet që të dalim në debat ku të duan e me kë të duan që t’i ballafaqojmë argumentet.

Gjuha e provimit të jurisprudencës së shpejti do të zgjidhet në favor të kërkesës së studentëve shqiptarë, por kjo nuk do ta ndryshojë faktin se gjuhën shqipe e kanë lënë në këtë gjendje ata që pushtetin e kishin futboll në qeveri, biznes në llotari dhe sefa në Soravi”.

*Status fejsbuku i zotit Zeqirja Ibrahimi, VLEN