Ibrahimi: Mbështes protestën për UÇK-në, por ajo nuk duhet të përdoret politikisht

Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën që po zhvillohet sot në Tiranë në përkrahje të UÇK-së dhe të burgosurve në Hagë, duke theksuar se qëndrimi i tij është parimor dhe jo politik.

“Duke i dhënë mbështetje kësaj proteste, vetëm për arsye parimore, uroj që ajo të mos përvetësohet nga parti dhe figura politike, që edhe atë protestë duan ta vënë në funksion të fushatave elektorale”, ka shkruar Ibrahimi.

Ai ka theksuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është krenaria e gjithë shqiptarëve dhe nuk duhet të përdoret për interesa partiake.

“UÇK-ja është krenaria e të gjithë shqiptarëve dhe është përtej partive dhe politikanëve”, ka përfunduar ai.