Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në një status në rrjetin social facebook shkruan se pasi që dështoi skenari për të prodhuar incident ndëretnik nga ndeshja e basketbollit, për çka nuk ndihmuan as telallët e ndryshëm gjithandej, sepse kjo qeveri jo vetëm që e dënoi ngjarjen, siç nuk ndodhte në 22 vjetët e fundit, por tashmë autorët e thirrjeve antishqiptare janë vënë nën hetime, Ali Ahmeti – i dëshpëruar – kërkon një rast tjetër që të inskenojë një incident ndëretnik, krejt kjo me qëllim që të mund të shkaktojë një krizë e cila atë dhe Nongrata Grubin i kthen në pushtet.
“Prandaj dua t’u bëj thirrje të rinjve shqiptarë që të mos bien viktima të pasionit të Soravisë për pushtet dhe të kenë kujdes, sepse atij nuk i dhimbset nëna shqiptare që do ta qajë djalin e saj nëse ai dhe Nongrata Grubi kthehen në pushtet. Këtë e ka dëshmuar disa herë dhe nuk kemi nevojë për asnjë provë më shumë. E mbajmë mend mirë se kur nënat shqiptare vajtonin, ministrat e Soravisë luanin futboll në qeveri. Kujdes!”, ka shkruar Ibrahimi.
Maqedoni Ibrahimi: Kujdes! Ali Ahmeti është në kërkim të kurbaneve për t’u kthyer...