Kryetari i Alternativës dhe njëherësh një nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka zhvilluar mbrëmë një takim pune me strukturat dhe drejtuesit lokalë në Gostivar, në prag të zgjedhjeve të 11 janarit.
Sipas Ibrahimit, Gostivari tashmë është i mobilizuar dhe i gatshëm për këtë cikël të rëndësishëm zgjedhor. Ai theksoi se gjatë takimit janë zhvilluar diskutime të thelluara dhe analiza mbi dinamikat politike dhe nevojën për organizim maksimal.
“Gostivari e pret ndryshimin, dhe ne duhet të punojmë së bashku me përkushtim që ky ndryshim të ndodhë edhe në Gostivar,” u shpreh Ibrahimi në përfundim të takimit.
Koalicioni VLEN synon të konsolidojë mbështetjen në qytetet shqiptare, ndërsa Gostivari shihet si një nga pikat kyçe në zgjedhjet e ardhshme lokale.




