Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi nga Serova ku është bërë hapja e shtabit të VLEN-it, ka deklaruar se masiviteti i treguar dëshmon se: Çairi nuk toleron të udhëhiqet me telekomandë nga Zajazi.
“Sonte në Serovë, aty ku e kam kaluar fëmijërinë dhe rininë, e ndjeva nga afër vullnetin dhe entuziazmin që ka nisur më 8 maj, dhe më 19 tetor do të betonohet fitorja e VLEN!
Së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, bartësin e listës në Çair, Muhamed Murtezi, si dhe bartësin e listës për Qytetin e Shkupit, Zekirija Berisha, hapëm shtabin lokal në Serovë, në kuadër të Këshillit Vendor “Sami Frashëri”.
Ky masivitet sonte tregon një gjë të qartë: Çairi nuk toleron më të udhëhiqet me telekomandë nga Zajazi”, ka deklaruar Ibrahimi, përcjell alfax.mk
Lajme Ibrahimi: Çairi nuk toleron më të udhëhiqet me telekomandë nga Zajazi