Ibrahimi: Aliu para se të kërcënohet me dosje, le ta publikoje dosjen e vet!

Aliu i paska mbi njëqind mijë dosje dhe gjoja do t’i publikojë?

Asnjëherë. Kurrë. As në ëndërr nuk e bën. Së paku 25 vjet i ka këto dosje në dorë, përfshirë edhe të vetën.

Po ky, për fillim, pse nuk e publikon dosjen e vet, normalisht ashtu, komplet të pa redaktuar, të pa filtruar e të pa prerë?

Ashtu siç i kanë të publikuara, madje edhe të botuara si libra, shumë të përndjekur dhe ish të burgosur politikë, si p.sh. Muharrem Shaljani, Naim Ibrahimi e shumë e shumë të tjerë.

E si mund t’i publikojë dosjet origjinale njeriu që ka zgjedhur si bashkëpunëtorë rreth vetes, në organizatën e tij politike, kur 90% e tyre janë ndjekës, përpilues dosjesh, komunistë, lakej e ish udbashë, njerëz që gjatë trajtimit policor u ligështuan dhe u shndërruan në bashkëpunëtorë?

Këtë kastë, bashkëpunëtorët e Alisë, i kemi parë si nënkryetarë e zyrtarë të lartë të partisë, drejtorë, ministra e zëvendësministra, kryetarë komunash, deputetë e përfaqësues të lartë diplomatikë, si dhe në të gjitha kategoritë e tjera, në nivele më të ulëta, si shfrytëzues të oportuniteteve që u jep shteti.

E pra, po ndodhi çudia dhe “lepuri të bëjë mrekulli e të vishet si njeri”, le të fillojë t’i publikojë dosjen e vet dhe dosjet e bashkëpunëtorëve të dorës së parë që i mban tash e 25 vjet!

*Status fejsbuku i perfaqesuesit te larte te Levizjes Arbëria, z.Orhan Ibrahimit