Ibrahimi: Ali Ahmeti ta disiplinojë deputetin e ri dhe me ambicie luftarake

Shkruan: Selim Ibrahimi

Sjelljet e djeshme të deputetit të BDI-së dhe njeriut që BE dhe SHBA pret shumë Arbër Ademi, ishin dëshpëruese për demokracinë e brishtë. Rruga e vetme është që lideri z. Ali Ahmeti ta disiplinojë deputetin e ri dhe me ambicie luftarake. Rruga e vetme është që deputeti të kërkojë falje publike për veprimet e tij të dhunshme në parlament dhe të gjitha partitë të kthehen në komision.
–Nëse Rusia ka pasur dje ndikim në këtë incident dhe nëse agjentë rusë ka pasur brenda apo jashtë parlamentit, atëherë duhet që organet inteligjente të Maqedonisë së Veriut të fillojnë investigimin që tani dhe sa ma shpejtë. Janë të turpshme shpjegimet pa prova të zyrtarëve të BDI-së për këtë rast, ku çdo gjë e lidhin me Rusinë. Fundja kush e njeh më mirë Rusinë se politikanët tanë?!