Ibra ka përgatitur një befasi: Bleu të njëjtën dhuratë për secilin lojtar të Milanit

Shumë lojtarë janë habitur me mënyrën e lojës së tij dhe dëshirën për të fituar, edhe pse së fundmi festoi 39 vjetorin e lindjes.

Kur bëhet fjalë për punën, suedezi është jashtëzakonisht i përkushtuar dhe serioz, por jashtë fushe di të jetë edhe argëtues.

Ai ka vendosur të gëzoi shokët e ekipit, duke vendosur t’iu blejë nga një dhuratë të gjithëve, pas grumbullimit në kombëtare.

Mediet në Itali shkruajnë se Ibra bleu nga një Play Station 5 për secilin lojtar të Milanit, i cili sapo ka dalë shitje.

Shumica e tyre këtë gjë e kanë konfirmuar në rrjetet sociale.