Regjisori shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Ibër Deari është shpërblyer me çmimin “Regjisori më i Mirë” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë, përcjell TV21.
“Faleminderit nga zemra drejtorit Agron Domi për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për filmin shqiptar. Faleminderit organizatorëve të festivalit për mikpritjen e jashtëzakonshme dhe përkushtimin. Një falënderim i veçantë për mikeshën time Kela Mezini me mikpritjen e saj ne TIFF dhe si pjese e stafit organizues së bashku me Erjona Imeralilaj dhe për publikun e Tiranës që e priti filmin me aq dashuri. Falënderoj shumë jurinë që më nderoi me këtë çmim, si dhe ekipin tim fantastik që e bëri të mundur këtë film. Tirana Film Fest për mua personalisht, ka qenë gjithmonë një shtëpi e dytë ku kam pasur mundësinë të rritem si regjisor dhe të ndaj punën time me publikun në Tiranë. Jam mirënjohës që ekziston një festival i tillë që i jep hapësirë dhe vlerë filmit tonë”, ka shkruar Deari.