IAEA: Irani ka rritur sasinë e rezervave të uraniumit

Irani ka rritur sasinë e rezervave të uraniumit shumë më lart se kufiri i vendosur nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me fuqitë e mëdha dhe po i mohon akses inspektorëve bërthamorë në dy vende të dyshuara, njoftoi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).

“Rezervat e pasura me uranium në Iran kanë arritur në 1 020 9 kilogramë, pesë herë më shumë se sasia e lejuar nga pakti”, theksoi agjencia bërthamore në një raport tremujor.

Megjithëse kufiri prej 1 ton është tejkaluar, kjo sasi është vetëm një e dhjeta e aksioneve që zotëronte Teherani para se të hynte në fuqi e ashtuquajtura marrëveshja e Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit.

Marrëveshja u përpoq të frenonte pasurimin e Teheranit me uranium, sepse ky proces mund të përdoret për pastrimin e materialeve, që më pas mund të përdoren në armët bërthamore.