Ia vlen të protestohet nesër në Kumanovë

Ia vlen të shkohet deri në Kumanovë nesër në orën 12:30 përpara Gjykatës Themelore dhe të protestohet për hatër të Almirit të vogël që e vranë dhe tash i burgosin babain dhe xhaxhain!
S’ka pasur protestë që s’kam shkuar dhe ngritur zërin për vrasjen e Almirit!

I kam kontaktuar edhe prindërit e tij në njërën nga protestat në Shkup, më dhimbej loti i nënës së tij sepse vetë jam nënë, i babait, i familjes, i qytetarëve sepse nuk na dëgjoi sistemi por me dëshmi përsëri Bobanin e dënoi me dënimin më të ulët të mundshëm dhe shpërblim me një post publik për një vrasje fëmije.
Kjo ndodh vetëm në Maqedoninë e padrejtë dhe te shqiptarët si nacionalitet.
Tash nëna e Almirit mbeti as pa djalin dhe as pa burrin, ndaj dil që t’i thuash STOP PADREJTËSISË! (Gjyla Çeliku)