Më 15.08.2026 në orën 23:20, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Gostivar kanë privuar nga liria personin I.D. (37) nga Gostivari, sepse rreth orës 23:20 ka hyrë në shtëpinë e të dashurës së tij 32-vjeçare, e ka sulmuar verbalisht, e më pas ia ka marrë dhe ia ka thyer telefonin celular. Pak më vonë, përpara ndërtesës e ka sulmuar edhe fizikisht, duke i shkaktuar lëndime trupore të konstatuara në Qendrën Urgjente në Gostivar. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
Maqedoni Ia theu telefonin të dashurës dhe se sulmoi fizikisht, arrestohet 37 vejçari





