Ia hoqën gjakun dhe ia kthyen sërish në trup, Enesi u shërua nga koronavirusi

Pesëdhjetë e tre vjeçari Enes Dediq është personi i parë në botë që është sheruar nga Covid 19 me metodën Extracorporeal membrane oxygenation (ECMO). Ai ishte në prag të vdekjes por falë kësaj metode është sheruar dhe tani ka dalë negativ në testime. Enes Dediq jeton në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mjekët pasi kanë humbur gjitha gjasat tjera kanë vendosur ta kurojnë me metodën extracorporeal membrane oxygenation (ECMO), metodë që parasheh hjekje të gjakut nga trupi i pacientit dhe pajisje e tij me oksigjen në mushkëri të bardha artificiale, pasi mushkëritë e pacientit nuk mund ta kryejnë këtë proces, transmeton Gazeta Lajm. Më pas gjaku i pajisur me sasi të mjaftueshme oksigjen sërish kthehet në trupin e pacientit. Kjo metodë ende prdoret rrallë në mjekësi dhe si masë e fundit, sepse vdekshmëria është në nivel 40 për qind. Megjithatë kjo përqindje është mjaft më e vogël në krahasim me nivelin e vdekshmërisë së pacientëve që ndërrojnë jetë pasi kyçen në respirator.