I vrau dy shtetasit e Maqedonisë dhe i hodhi në gropën e plehut

Autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë të një babai dhe birit të tij nga Maqedonia e Veriut, e ka pranuar krimin. Ai qëllimisht i qëlloi viktimat me një armë gjahu përpara se trupat e tyre t`i hidhte në një gropë plehrash organikë.

Rrethanat e vrasjes së dyfishtë të një babai 47-vjeçar dhe djalit të tij 23-vjeçar, që ndodhi javën e kaluar në Sorens (FR), janë sqaruar. Autori i dyshuar, një zviceran 30-vjeçar e ka pranuar krimin.

Gjatë dëgjimit të tij, fermeri nga Sorensi pranoi se i kishte qëlluar me dashje të dy viktimat me një armë gjahu të kalibrit të madh, tha të martën Policia kantonale e Fribourgit. Që të tre personat, në atë kohë kanë qenë në një kasolleje në territorin e kësaj komune.

Autori i dyshuar i shoqëroi hetuesit atje, ku edhe u zbuluan dy kufomat, thuhet në deklaratë. Nga hetimet e kryera deri më tani del se fermeri i Sorens i vrau viktimat e tij në stallën e kasolles, shkruajnë medfiat zvicerane.

Më pas, dyshohet se autori i dyshuar i ka goditur viktimat në kokë me një mjet të fortë, para se t? i hidhte trupat në gropën e plehrave organikë, i cili në kohën e krimit ishte përplot me ujë. Aty gjithashtu u gjetën edhe celularët e të dy viktimave.

Fermeri gjithashtu dyshohet se i ka fshehur autotargat e automjetit të viktimave të tij, informon Shtegu.com. Gjatë kontrolleve, hetuesit zbuluan pushkën e gjuetisë, e cila “ndoshta” është përdorur, si dhe fishekë të përdorur.

Autopsia zbuloi se trupat ishin qëlluar me të, në përputhje me përmasat e pushkës së gjuetisë. Te të dy viktimat gjithashtu janë vërejtur gjurmë të goditjeve të shkaktuara në kokë me një ose më shumë objekte të padefinuara. Shkaqet formale të vdekjes nuk janë vërtetuar ende.

Babai 58-vjeçar i 30-vjeçarit, si dhe mikja e tij 17-vjeçare, u morën në pyetje dhe pas dëgjimit janë lënë të lirë. Hetime të shumta janë duke u zhvilluar, veçanërisht në nivelin e forenzikës, teknike dhe balistike, si dhe intervistime.

Sa për përkujtim, babai dhe djali i ndjerë ishin shtetas të Maqedonisë së Veriut me vendbanim në Cugy (VD). Pas zhdukjes së tyre shqetësuese, hulumtimi i ndërmarrë të mërkurën e kaluar, në bashkëpunim me policinë e kantonit Vaud, çuan në zbulimin e kufomave.

Të dy viktimat thuhet se janë larguar së bashku në mbrëmjen e kobshme për të shkuar në Sorens, në fermën e dorasit. Ata kanë qenë duke përfunduar një transaksion në lidhje me blerjen e tre traktorëve. Që nga ajo kohë, të dy burrat nuk kanë dhënë asnjë shenjë jete për familjen e tyre.

Një pajisje e rëndësishme kërkimore ishte vendosur në territorin e bashkisë së Sorens, duke bërë të mundur zbulimin e automjetit të zhdukur në rajonin e Prarys. Targat ishin hequr. Në të njëjtën kohë, fermeri në fjalë u arrestua në shtëpinë e tij pa ndonjë rezistencë.