I vodhën atletet para banesës – arrestohen dy persona në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast vjedhje që ka ndodhur në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i Shqipërisë për shkak të dyshimit se ia kanë vjedhur të mbathurat – atletet ankuesit mashkull kosovar të cilat kishin qenë para hyrjes në banesën e ankuesit.

Pasi intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuari dërgohen në mbajtje.