I vdiq motra dy javë më parë, Gili me postim prekës për të

Këngëtares së njohur Gili i ka vdekur motra dy javë më parë.

Këtë e bërë të ditur ajo vet përmes rrjeteve sociale.

Gili si duket asesi të pajtohet me ndarjen nga jeta të motrës së saj, pasi sot ajo ka postuar një foto me një postim prekës dedikuar asaj.

”Motër e dashur!E pabesueshme më duket se kaluan dy javë e ti nuk je mes nesh!

Kujtimet e dashura për ty mbesin përherë në zemrat tona

Të kujtojmë me mallë deri në paqën e amshueshme”, ka shkruar artistja duke publikuar edhe një foto të motrës së saj të ndjerë.