I vdes motra Isa Mustafës

Ka vdekur motra e ish-kryeministrit Isa Mustafa.

Lajmin e ka publikuar djali i tij, Besnim Mustafa përmes një postimi në Facebook, njofton Klankosova.tv.

“Të dashur familjar dhe miq, me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë më e dashura jonë halla Naxhije Mustafa Pervetica. Varrimi i të ndjeres bëhet sot në varrezat e Prishtinës në Arbëri-Dragodan në ora 14:40! Shpirti yt i bardhe u preht në paqe! Me pikëllim, familja Mustafa!”, ka shkruar Mustafa.