“I them avash” nëna e Rita Orës ka një ankesë për këngëtaren e famshme

Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, ka treguar gjithmonë se ka një lidhje shumë të ngushtë me familjen e saj. Ajo poston shpeshherë fotografi e video në rrjetet sociale, ku shfaqet me mamanë, babanë, motrën dhe të vëllanë.

Madje nëna e saj, Vera Ora, i komenton shpesh në postimet e saj dhe në gjuhën shqipe. Ajo ishte së fundmi ishte e ftuar speciale në “Fem Fest” në Tiranë, ku mbajti një fjalim fuqizues për gratë.

Por jo vetëm kaq, pasi Vera ka dhënë gjithashtu edhe një intervistë për mediat shqiptare, ku  ka folur mbi karrierën dhe jetën e saj private. E sigurisht që nuk kanë munguar as pyetjet në lidhje me vajzën e saj të famshme.

Nëna e saj tregoi se këngëtarja është shumë e hapur me të kur bëhet fjalë për jetën e saj private.

“Po, Rita është shumë e hapur, nganjëherë i them ‘too much information (shumë informacion). Po e kemi një raport shumë të mirë. Ajo është shumë e afërt me mua edhe me motrën (ato udhëtojnë së bashku). Mirëpo shumë është e thjeshtë, direkte, e sinqertë edhe e tregon veten. Unë i them avash – ‘Por përse?’ më thotë. Kemi një raport shumë të hapur, jam e lumtur sepse ajo i pranon këshillat”, u shpreh Vera për “Jo vetëm modë”.

Kujtojmë se Rita Ora është në një lidhje regjisorin dhe komedianin Taika Waititi.